Kuleta, bankomati dhe POS-i të gjitha në telefonin tuaj

Prishtinë, 7 Korrik 2021 - Raiffeisen Bank Kosova, degë e bankës lider në Evropën Qëndrore dhe Lindore, me seli ne Vjenë dhe shtrirje në 14 tregje, nënshkruan me Vaiu Kosova, degë e kompanisë me seli në SHBA, Vaiu Global, një marrëveshje e cila do të transformojë rrënjësisht sistemin bankar, mënyrat e pagesave, me efekt të garantuar pozitiv financiarë për bankën, sektorin e industrial, shërbimet dhe degët e tjera të ekonomisë.


Kuleta, bankomati dhe POS-i të gjitha në telefonin tuaj

July 09, 2021

Marrëveshja mes bankës kryesore në Kosovë, RBKO dhe Vaiu Kosova, u nënshkrua pasi kompania e fintech Vaiu, arriti të fitojë në një garë me konkurencë me 79 kompani të tjera prezentuan idetë e tyre në Elevator Lab, e cila kishte një juri me vlerësim të ekspertëve ndërkombëtar të cilët ishin organizatorë dhe pjesë në panelin vendimarrës.

Nga produktet që do të lansohen bashkërisht prej RBKO dhe Vaiu Kosovo, brenda vitit 2021,  pritet që së paku të rriten transakcionet dhe klientët e RBKO, në një vend me potencial si Kosova, ku mbi 80 përqind e ekonomise punon me kesh dhe mbi 50 përqind e popullatës që ende nuk ka qasje direkte në sistemin bankar, por në anën tjetër është një treg me përdorim të madh të internetit dhe teknologjive të reja.

Veç Bankës dhe ekonomisë, e cila pritet të përfitojë nga kanalizimi i parasë kesh në sistemin bankar, përfitime direkte do të kenë investitorët apo biznesi, me rritjen e produktivitetit, shpejtësisë së pagesave dhe kontrollin e jashtëzakonshëm të rrjedhjes së parasë, të cilën do të ofrohen përmes pagesave digjitale.

Përfitues tjetër nga këto zgjidhje do jenë dhe klientët individual të bankës, të cilët nuk do kenë më nevojë të përdorin bankomatin apo të shkëmbejnë monedha letre apo te metalta me personat e tjerë, pasi zgjidhjet softuerike digjitale që do dalin në treg nga kjo marrëveshje, për herë të parë do ti mundësojnë shkëmbejnë para, pa qenë nevoja të lëvizin nga shtëpi.

“Ne jemi të ngazëllyer dhe të nderuar që jemi partnerë me Bankën Raiffeisen,” tha Rinor Ahmeti, menaxher gjeneral në Vaiu Kosova. “Misioni jonë është të promovojmë adoptimin e parasë digjitale dhe tregtimit përmes telefonit tuaj në vendin tonë. Puna jonë do të ketë ndikim direkt tek 300,000 klientët që tashmë janë klientë të Bankës Raiffeisen dhe qindra mijërave të tjerëve që do të mund të kryejnë transaksione digjitale si rezultat i teknologjisë që do të sjellim në Kosovë” - u shpreh në fund Rinor Ahmeti.

“Paraja kesh digjitale ka përparësi ndaj banknotave që janë aktualisht në qarkullim” - u shpreh Bleron Limani, CTO në Vaiu Kosova.

“ Paraja kesh nuk mund të humbet apo vidhet lehtë, kur kuleta juaj është e zbrazët, nuk keni nevojë të huazoni para nga miqtë dhe familjarët apo të kërkoni me urgjencë për bankomatin më të afërt. Telefoni juaj është kuleta dhe bankomati juaj, prandaj konsideroni se keni cdo here para në xhepin tuaj, nëse aktualisht keni para në llogarinë tuaj”

“Telefoni do të jetë kuleta, bankomat i konsumatorit apo POS-i i tregtarit Institucionet financiare dhe klientët e tyre të biznesit mund të depozitojnë, tërheqin dhe pastrojnë llogaritë me njëri-tjetrin në mënyrë më efikase, më shpejt dhe në mënyrë më të besueshme “, tha Rinor Ahmeti, Menaxher i Përgjithshëm i Vaiu Kosova.

Në anën tjetër drejtori i ICK-së Uranik Begu u shpreh: “Kompanitë vendore dita ditës po dëshmojnë potencialin e madh qe ka ky vend në fushën e teknologjisë së informacionit. Ne si ICK jemi të lumtur për bashkëpunimin e fundit mes Vaiu dhe RBKO si një model i mirë për fuqiyimin e partneriteteve në mes startupeve dhe korporatave. Si ICK jemi të vendosur që të krijojmë mundësi të reja për bizneset fillestare dhe sukseset e tila, si ky i Vaiu na motivojnë në punën tonë.”

Vaiu Kosova pjesë e Vaiu Global, me bazë në SHBA, është kompani inovatore për përdorimin dhe transaksionet e parave digjitale, në mënyër të sigurt, ndërkohë që mbrojnë llogarinë e përdoruesit dhe detajet e kontaktit konform rregullave dhe ligjeve më të mira ndërkombëtare si GDPR.
Reza Jalili është themeluesi dhe arkitekti kryesor i kësaj platforme-Vaiu..

“Me Vaiu, nuk keni nevojë të ndani me të tjerët informacionin mbi llogarinë tuaj bankare ose informacionin e kartës së kreditit / debitit - apo edhe numrin tuaj të telefonit ose postën elektronike.  Mashtrimi dhe vjedhja e identitetit janë probleme të mëdha në SH.B.A. dhe Evropë dhe në Vaiu së bashku me RBKO do të eleminojmë këtë problem për njerëzit. ”

Detajet më të hollësishme për produktet dhe kohën kur do do të jenë në dispozicion, pritet të publikohen më vonë, pasi marrëveshja mes Raiffeisen Bank Kosova dhe Vaiu Kosova, parasheh ruajtejn e konfidencialitetit të kësaj kontrate afariste.

Raiffeisen Bank Kosova është një degë e Raiffeisen Bank International AG (RBI), e cila ofron shërbime dhe produkte bankare dhe investimesh për kompanitë austriake dhe ndërkombëtare, një rrjet i gjerë i njësive bankare në Evropën Qendrore dhe Lindore për korporatat dhe bizneset tjera.

Vaiu Global është një kompani fintech me bazë në SHBA, e përkushtuar për të përshpejtuar miratimin në botë të teknologjisë për tokenizimin e transaksioneve financiare dhe informacionin e lidhur me të.  Tokenët e programueshëm dhe të mençur Vaiu mundësojnë transaksione të sigurta, të mençura të parave të gatshme në formë digjitale, ndërsa mbronë llogarinë e përdoruesit dhe detajet e përdoruesit.

Për më shumë klikoni këtu, për të shikuar videon rreth produktit!



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo