Rama: Përkrahje e fuqishme për sektorin e TIK në Prishtinë bashkë me ICK-në

Kryetari i Prishtinës, z. Perparim Rama u takua me komunitetin e Innovation Centre Kosovo, bizneset startup, kompanitë e sektorit të TIK, investitorët, inxhinierët dhe studentët, në kuadër të aktivitetit Startup Grind Prishtina.


Rama: Përkrahje e fuqishme për sektorin e TIK në Prishtinë bashkë me ICK-në

February 23, 2022

Një bashkëbisedim i hapur dhe jo formal rreth planeve të komunës për sektorin e TIK, zhvillimin e ndërmarrësisë dhe bizneseve në nivel lokal, aftësimin e të rinjëve, Prishtinën Digjitale dhe qytetin si “startup hub”. “Komuna e Prishtinës do të jetë e hapur dhe përkrahëse e fuqishme e ideve të reja dhe inovative, e të rinjëve dhe gjithë komunitetit të ICT-së, në bashkëpunim të ngushtë me ICK - Qendrën e Inovacionit të Kosovës, shtëpinë e shumë bizneseve startup dhe ndërmarrësve të rinj, kryesisht pjesëtarë të komunitetit fantastik të ICT-së”, u shpreh Rama. Që nga themelimi më 2012, Innovation Centre Kosovo i ka sjellë qytetit disa brende të rëndësishme globale, e që lidhen me emrin e qytetit, siq janë: Startup Grind Prishtina, Startup Weekend Prishtina, NASA Space Apps Prishtina, FuckupNights Prishtina, Startup Sauna, Get in the Ring etj.
Falenderojmë Kryetarin Rama, Nënkryetaren Donjeta Sahatçiu dhe Komuna e Prishtinës për vizitën dhe gatishmërinë për bashkëpunim dhe përkrahje të komunitetit tonë.



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo