Krenar Komoni, themelues i Tive, vjen me rrëfimin e tij në Podcast Terminal

Podcast Terminal rikthehet me sezonin e tretë eksluzivisht në Radio Urban Fm si bashkëprodhim me Innovation Centre Kosovo . Në episodin hapës të sezonit më të ri, kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë z. Krenar Komoni, themelues dhe CEO i kompanisë Tive, ndër kompanitë më të suksesshme të shqiptarëve nga diaspora, me një rritje jashtëzakonisht të shpejt.

z. Komoni e ka filluar kompaninë më 2015, e cila sot ka vlerë mbi 300 milion euro, dhe punëson mbi 200 persona, 86 nga të cilët në zyren e tyre në Prishtinë. Çfarë ka bërë gjatë kohës që ka jetuar në Prishtinë, si i ka lind idea për Tive, nëpër çfarë sfida ka kaluar, dhe sa investitorë i takuar deri më sot. Një episod poashtu me shumë këshilla për ndërmarrësit e rinj, dhe ata që synojnë të hapin biznese startup.

“S’bon me u dorëzu, ama seni i parë osht a ki besim n’veti, edhe a ki besim që qiky sen ka me ecë përpara, se sfida ka me pas gjithmonë…”.

Episodin e plotë të Podcast Terminal me Krenar Komonin e gjeni në Spotify dhe YouTube.

Ky Podcast është bashkëprodhim i Radio Urban Fm dhe Innovation Centre Kosovo. Sezoni i tretë mbështetet nga Tive, pbc dhe Shkolla Digjitale.

Facebook
Twitter
LinkedIn