Kosova dhe Iowa me garë të përbashkët për Siguri Kibernetike

Prishtina do të jetë nikoqire e aktivitetit të parë të përbashkët mes Kosovës dhe shtetit të Iowa (SHBA), në fushën e sigurisë kibernetike. Ngjarja do të zhvillohet më 18 Maj në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (Universiteti i Prishtinës).


Kosova dhe Iowa me garë të përbashkët për Siguri Kibernetike

May 13, 2022

Ushtrimet ndërkombëtare për Siguri Kibernetike 2022 organizohen në Prishtinë me mbështetje të Gardës Komëtare të Iowa, Universitetit të Iowa dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FKS). Në këtë aktivitet, ICK do të përfaqësohet me 8 garues dhe 2 mentorë nga Akademia e Sigurisë Kibernetike - Cyber Unity. Ekipi i garuesve nga ICK- Cyber Unity përbëhet nga: Andi Ahmeti, Anton Rasi, Artan Mulhaxha, Butrint Zhabari, Dior Alija, Eris Kastrati, Jon Fejzullahu dhe Zamir Hoti, ndërsa ekipi udhëhiqet nga Butrint Komoni (Void International) dhe Drilon Balaj (ICK).



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo