Kidsday, platforma inovative për menaxhimin e qendrave të kujdesit për fëmijë, ka shënuar një sukses të rëndësishëm duke fituar Çmimin GIST në ASU Venture Devils Demo Day ne Arizona, USA. Ky çmim, i ndarë gjatë përfundimit të ASU Venture Devils Demo Day, vlerëson qasjen inovative të Kidsday dhe potencialin e saj për të transformuar industrinë e kujdesit për fëmijë. Ky çmim u pranua nga Bardh Kadiu dhe Getoar Kastrati, në ceremoninë e mbajtur në Arizona State University, në SHBA.
Pjesëmarrja e Kidsday në programin GIST Innovates Balkans mundësuar nga Innovation Centre Kosovo – ICK, rezultoi një kthesë kyçe. Ky program intensiv i financiar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i bazuar në metodologjinë Lean Startup, i mundësoi ekipit të thellonte njohuritë mbi tregun amerikan dhe të përmirësonte qasjen e tij.
ASU Venture Devils Demo Day ofroi një mundësi të shkëlqyer për Kidsday për të prezantuar potencialin transformues të platformës. Gjatë prezantimit dhe pitch-it, ekipi demonstroi se si Kidsday adreson mangësitë e metodave tradicionale të raportimit me observime të fuqizuara nga AI, raporte të detajuara dhe një ndërfaqe të thjeshtë për përdoruesit.


Pitch-i i Kidsday theksoi gjithashtu thjeshtësinë dhe vlerën e menjëhershme që platforma ofron, duke e dalluar nga zgjidhjet ekzistuese që kërkojnë procese të gjata adoptimi. Komisioni e vlerësuan Kidsday si një zgjidhje me potencial të jashtëzakonshëm për të pasur një ndikim të rëndësishëm në industrinë e kujdesit për fëmijë dhe e shpallën fitues të Çmimit GIST.

Fitorja e Çmimit GIST është një dëshmi e vizionit të qartë dhe ekzekutimit të suksesshëm të Kidsday. Ky çmim jo vetëm që njeh zgjidhjen inovative të platformës, por gjithashtu thekeson mundësitë e saj për të transformuar industrinë globale të kujdesit për fëmijë.
Kidsday po dëshmon se teknologjia inovative mund të thjeshtojë dhe përmirësojë operacionet për edukatorët dhe familjet në mbarë botën, duke u bërë një lider në industrinë globale të kujdesit për fëmijë.