Kërko dhe ofro ndihmë online me “Dhuro” App

Dhuro, ekipi fitues i garës “Hack the Crisis Kosova” tashmë ka sjellë në jetë produktin, i cili fillimisht do të shërbejë si zgjidhje digjitale për disa prej sfidave të shkaktuara nga #Covid19.

News

Kërko dhe ofro ndihmë online me “Dhuro” App

May 17, 2020

Liri, Genaela, Festimi, Jetmiri, Kushtrimi dhe Arianiti, të cilët ishin pjesë e ekipit “Avengers” - fitues të vendit të parë në garën “Hack the Crisis Kosova”, brenda një muaji kanë arritur ta përfundojnë dhe prezantojnë online produktin e tyre “Dhuro”. Dhuro është aplikacion i cili bënë bashkë kërkesën për ndihmë dhe ata që janë të gatshëm të dhurojnë. Fushata fillimisht është përkushtuar të ndihmojë familjet në nevojë, e më pas të zgjerohet në fusha tjera dhe të shërbejë si “crowdfunding platform”.

Aplikacioni i cili megjithëse ka dalur online, është në proces të vazhdueshëm të përpunimit dhe pëmirësimit, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira dhe të lehta për përdoruesit. Aplikacioni ofron mundësinë e krijimit të llogarisë nëpërmjet Facebook, zgjedhje të kategorive të ndryshme (kërkesë për ndihmë ose dhurim/donacion), lloje të produkteve/shërbimeve, si dhe përshkrime të detajuara të kërkesave apo donacioneve. Të gjithë kërkuesit dhe dhuruesit e kanë poashtu mundësinë e përcjelljes së statusit të rasteve në kohe reale deri në përmbylljen e “misionit”.

Për më shumë ju lutem vizitoni faqen Dhuro në Facebook dhe web.

“Hack the Crisis Kosova” u mbështet nga Embassy of Sweden in Pristina, Norwegian Embassy in Prishtina, GIZ Kosovo, Komuna e Prishtinës, UNDP Kosovo, Gjirafa.com, European Union Kosovo dhe Unicef Kosovo Programme.



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo