Ka filluar faza e dytë e trajnimeve falas nga Coca Cola Kosova dhe ICK

Të rinjtë në të gjithë vendin tani mund të regjistrohen për online trajnime dhe sesione mentorimi falas për të përmirësuar punësueshmërinë e të rinjëve.

Coca-Cola Hellenic në Kosovë, në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo (ICK) hapin dyert për fazën e dytë të Coca-Cola #Përkrah Rininë 2021, një iniciativë e zhvilluar nga kompania për të ofruar kurse falas për aftësive të buta, aftësi digjitale dhe aftësive të biznesit për të rinjtë në të gjithë vendin. Programi ofron online trajnime 3 ditore të bazuara në aftësi të nevojshme për tregun e punës dhe opsionin e sesioneve të mentorimit interaktive. Të disponueshme falas për të gjithë.

Programi është krijuar për të mbështetur dhe fuqizuar personat 18-30 vjeç që nuk janë të punësuar në Kosovë me qëllimin që të ndërtojnë aftësitë thelbësore digjitale, zgjidhjen e problemeve dhe të menduarit kritik të nevojshme për karrierën e tyre të ardhshme. Gjatë viteve të fundit, 1300 të rinj morën trajnime falas për njohurit financiare, menaxhimin e projekteve, shitjet dhe planifikimin e biznesit, aftësi digjitale rreth platformave në rrjete sociale, mësimi i aftësive themelore të marrëdhënieve dhe si të komunikoni në mënyrë më efektive në jetë dhe në punë.

Pjesëmarrësit e Coca-Cola #Përkrah Rininë kësaj rradhe kanë mundësi, pas online trajnimit 3 ditor, të rezervojnë sesione ekstra me mentorin e tyre të preferuar.

Pjesë e trajnimeve do të jenë edhe punonjësit nga Coca-Cola Hellenic Kosova që do të japin mbështetjen e tyre për të fuqizuar dhe duke ndarë përvojat personale në lidhje me udhëtimin e tyre drejt punësimit në kompaninë Coca-Cola HBC Kosova.

Synimi i këtij programi është të përmirësoj perspektivat e punësimit duke ju hapur rrugë gjeneratave të reja për një eksperiencë jetësore.

Për më shumë informata dhe për t’u regjistruar në trajnimin online, thjesht vizitoni https://www.coca-colaperkrahrinine.com/

Facebook
Twitter
LinkedIn