Junior Geeks - programi i shkencës dhe teknologjisë për nxënësit e Kosovës hap aplikimet

Me bashkëfinancim të Departamentit Amerikan të Shtetit nëpërmjet grantit për zbatimin e misionit të bursistëve, MDAO dhe Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, programi për shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë për nxënësit e shkollave të mesme, i njohur me emrin “Junior Geeks”, rikthehet me një edicion të dytë për të cilën mund të aplikoni këtu. Programi tashmë i zgjeruar në 9 regjione, vjen si vazhdimësi e nismës së bursistëve nga Kosova të Departamentit Amerikan të Shtetit - fitues të fondit ndërkombëtar dhe do të zbatohet nga Innovation Centre Kosovo (ICK) dhe Kosovo United States Alumni (KUSA).

CallsBlogNews

Junior Geeks - programi i shkencës dhe teknologjisë për nxënësit e Kosovës hap aplikimet

July 15, 2020

Junior Geeks është një platformë gjithëpërfshirëse për nxënës të shkollave të mesme, për të diskutuar, hulumtuar dhe mësuar teknologjinë, ndërmarrësinë, shkencën dhe inovacionin. Programi i parë fitues nga Kosova dhe Europa Juglindore i fondit për Inovacion i Departamentit Amerikan të Shtetit, u çel më 2019 dhe u shërben të rinjve nëpër klube shkollore për të mësuar rreth temave që u ndihmojnë atyre të formësojnë dhe zbatojnë shkathësitë në fushat si: programimi, robotika, mekatronika, siguria kibernetike, marketingu digjital, inteligjenca artificiale, analiza e të dhënave, teknologjia blockchain, dizajnin grafik, SEO, “machine learning”, hulumtimi shkencor, etj.

Për dallim nga viti i parë i zbatimit, “Junior Geeks” 2.0 (2020/2021) zgjerohet në nëntë (9) qytete/regjione dhe do të përfshijë: Prishtinën, Pejën, Prizrenin, Gjakovën, Mitrovicën, Ferizajn, Gjilanin, Skenderajn dhe Graçanicën. Mëse 900 nxënës do të përfitojnë nga programi, i cili tashmë u hap për aplikime, ndërsa nxënësit e interesuar mund të aplikojnë (deri më 31 Gusht) këtu. Disa prej aktiviteteve të programit përfshijnë: takimet e rregullta të klubeve shkollore, ligjeratat dhe trajnimet, vizitat studimore, garat, kampin për shkencë dhe teknologji!



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo