ICK viziton Izraelin

Drejtori Ekzekutiv i ICK-së, z. Uranik Begu ka filluar vizitën tre-ditore në Israel, duke takuar Ambasadorin Dan Oryan - Drejtor për Ballkanin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit.

News

ICK viziton Izraelin

February 13, 2019

Gjatë ditës së parë, z. Begu bashkë zv. Ministrin Lirak Çelaj dhe prof. Blerim Rexha, anëtar i bordit të ICK-së kanë vizituar Azrieli College of Engineering Jerusalem dhe akseleratorin #AtoBe, në Jerusalem.

Shkenca dhe teknologjia janë sektori më i zhvilluar në Izrael. Izraeli është një prej vendeve lidere në këtë fushë dhe investojnë 4.2% te GDP-së për hulumtime shkencore dhe zhvillim. Bloomberg Innovation Index e ka renditur Izraelin si vendin e pestë më inovativ në botë. Numri i shkencëtarëve dhe publikimeve shkencore në raport me kokë banori i tejkalon shumë herë mesataret e vendeve tjerat të zhvilluara.

Për zhvillimin e ndërmarrësisë, teknologjisë, shkencës dhe bizneseve startup, Kosova ka shumë për të mësuar nga Izraeli, prandaj vendosja e partneritetit me komunitetin atje, na jep rast të mirë.

Faleminderit Ministrisë së Integrimeve për ndërmjetësimin dhe arranzhimin e vizitës.



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo