ICK, Telegrafi dhe STIKK organizojnë diskutimin mbi digjitalizimin dhe inovacionin

Qendra Kosovare e Inovacionit (ICK), media online Telegrafi.com dhe Shoqata e kompanive të TIK (STIKK) organizojnë diskutimin me partitë politike mbi digjitalizimin dhe inovacionin në vend, në prag të fushatës zgjedhore.

News

ICK, Telegrafi dhe STIKK organizojnë diskutimin mbi digjitalizimin dhe inovacionin

January 27, 2021

Ky bashkëbisedim do mbahet me përfaqësues të partive politike dhe nga komuniteti i sektorit të teknologjisë dhe inovacionit.Diskutimi do të fokusohet në plan programet e partive politike për digjitalizimin dhe inovacionin në prag të fushatës zgjedhore.

Gjithashtu, në diskutim do të adresohen edhe temat se ku qëndron Kosova në këto fusha dhe cilat janë rekomandimet e përfaqësuesve të këtij sektori.

Për të diskutuar, në panel janë Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Alternativës, kandidate për deputete në listën e LVV-së, Anton Berisha, ish-zëvendësministër i Jashtëm dhe kandidat për deputet nga LDK, Muzafer Shala, ish-ministër i Inovacionit nga PDK, si dhe Vjollca Çavolli, drejtore ekzekutive e STIKK-ut dhe Uranik Begu, drejtor ekzekutiv në ICK.

Diskutimi do të moderohet nga kryeredaktori i Telegrafit, Muhamet Hajrullahu dhe do të organizohet në hapësirat e Innovation Centre Kosovo (ICK).

Ky diskutim do të transmetohet LIVE në faqet e Facebookut të Telegrafit,  ICK-së dhe STIKK-ut, nga ora 10:30 deri 12:00, ditën e enjte, 28 janar 2021. /Telegrafi/



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo