Nga ishulli Kyushu, qyteti i bizneseve startup Kitakyushu, në Hiroshima, Fukuoka, Tokio, Osaka e Kyoto, delegacioni ndërkombëtar po e zhvillon vizitën zyrtare në Japoni, me theks zhvillimin e sektorit të TIK, bizneseve startup, inovacionit dhe ndërmarrësisë. Gjatë javës së parë, pjesëmarrësit ishin pjesë e ligjeratave nga ekspertë të fushave të ndryshme në qendren e JICA (Japan International Cooperation Agency), në Fukuoka, vizitave në qytetin Kitakyushu (i shpallur së fundmi qytet i bizneseve startup) dhe fabrikën e famshme të robotëve, Yaskawa.


Në qytetin Kitakyushu, i shpallur nga Qeveria Japonese “Qytet i Binzese Startup”, pjesëmarrësit patën rastin të vizitojnë Parkun për ICT & Shkencë, më hapësirë 335 hektarë, të ndërtuar më 2018 nga Qeveria lokale e qytetit, me qëllim të promovimit të ndërmarrësisë dhe pëkrahjes së bizneseve startup në fushën e robotikës, mekatronikës, semikonduktorëve dhe AI (Inteligjencës Artificiale).




Vizita zyrtare në Japoni po vazhdon në kryeqytetin Tokio, fillimisht në Ambasadën e Republikës së Kosovës, ku përfaqësuesei i Kosovës nga Ambasadori Sabri Kiçmari, dhe më pas në gjigantin botëror Panasonic.



Delegacioni Ndërkombëtar u pritën edhe në JICA (Japan International Cooperation Agency), si dhe ndoqën ligjerata nga ekspertë të ICT, Ndërmarrësisë dhe Agjencione që mirren me mbështetjen e bizneseve startup.
Qeveria Japoneze ka lansuar programin NINJA (Next Innovation with Japan) për shtetet në zhvillim, ku Ballkani e Kosova mund të jenë përfitues në një të ardhme të afërt.


