ICK nënshkruan marrëveshje me dy institute në Tajvan

Në një ceremoni zyrtare hibride më 22 Mars, u nënshkruan marrëveshjet ndërkombëtare të bashkëpunimit mes Innovation Centre Kosovo dhe dy instituteve prestigjoze nga Taiwan, Institute for Information Industry (III) & MEGABAY.

Marrëveshjet dy-vjeqare me III & MEGABAY, do të ofrojnë shumë mundësi për sektorin e ICT nga Kosova, vizita të ndërsjella studimore, trajnime, aplikime të përbashkëta në fonde globale, mentorim, konsulencë, mbështetje për bizneset startup dhe mundësi për investime.

Delegacioni nga Taiwan vizituan për herë të parë Kosovën dhe ICK-në, në Nëntor të vitit të kaluar.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Kryetari i Kryeqytetit Prishtina, z. Perparim Rama, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Taipei.

Facebook
Twitter
LinkedIn