ICK nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të UP

Kjo marrëvershje u nënshkrua nga Prof. Asoc. Dr. Isak Shabani (dekan) dhe Uranik Begu (drejtor ekzekutiv i ICK).

News

ICK nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të UP

April 20, 2022

Marrëveshja synon ofrimin e ndihmës për studentët e fakultetit në fushën e ndërmarrësisë, inovacionit dhe aftësimit profesional në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Marrëveshja po ashtu ka për qëllim ofrimin e ndihmës akademike, logjistike dhe profesionale nga ana e FIEK për të gjithë të rinjtë pjesëmarrës në programin e inkubimit, trajnimit dhe ngjarjeve në Innovation Centre Kosovo (ICK).

Pjesë e kësaj marrëveshjeje është edhe zotimi i përbashkët për pjesëmarrje/aplikim në thirrjet e hapura vendore dhe ndërkombëtare, në fushën e shkencës, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, Hulumtim & Zhvillim, Inovacion dhe Ndërmarrësi.



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo