ICK në SHBA, Emirate të Bashkuara Arabe dhe Austri gjatë muajit Dhjetor

Gjatë muajit Dhjetor, stafi dhe komuniteti i ICK-së do të jenë pjesë e takimeve dhe ngjarjeve në qytete të ndryshme në SHBA, në Dubai dhe Vjenë.


ICK në SHBA, Emirate të Bashkuara Arabe dhe Austri gjatë muajit Dhjetor

December 07, 2021

Në takimet dhe vizitat në SHBA, drejtori ekzekutiv Uranik Begu do të zhvillojë tutje bashkëpunimet me disa prej akterëve kryesor të sektorit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, investitorë potencial dhe partnerë të programeve që do të prezantohen në Kosovë nga viti 2022.

Fatmire Asllani dhe Dorina Grezda do t’a përfaqësojnë ICK-në në takimin e nivelit Europian të programit “Erasmus for Young Entrepreneurs”, në Vjenë (Austri). Në takimin e konsorciumit, i cili do të mbahet pre 13-15 Dhejtor, përveq Republikës së Kosovës, marrin pjesë edhe Lituania, Portugalia, Holanda, Italia, Turqia, Franca, Ukraina, Bullgaria dhe Bosnje & Hercegovina.

Me organizim dhe mbështetje të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të Republikës së Kosovës, ICK së bashku me dy kompani nga komuniteti do të marrin pjesë në EXPO 2020 në Dubai (Emiratet e Bashkuara Arabe), prej 27-31 Dhjetor. Në javën tematike për inovacion në kuadër të EXPO 2020, ICK do të përfaqësohet nga Shpend Lila, “Enchele” nga Bajram Ilazi, ndërsa kompania “Trudo” nga Flamur Breznica.



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo