ICK lanson trajnimin “Zhvillimi i Aplikacioneve në Android”

Trajnimi në Android u sjell mundësinë pjesëmarrësve që të mësojnë programimin në platformën Android, të mësojnë mbi shërbimet e saj dhe si përshtatet në ambientet e Linux. Pjesëmarrësit do të mësojnë në mënyrë praktike sesi të krijojnë aplikacionet e tyre.

Android është një platformë softuerike për pajisje mobile. Ajo fuqizohet nga një Linux Kernel dhe është zhvilluar nga Google dhe më pas nga Open handset Alliance. Është një vegël e shkëlqyer për krijimin e një numri të aplikacioneve embedded që mund të funksinojnë në telefona të mençur, tablet e deri tek pajisjet shtëpiake.

Android sjell për pjesëmarrësit mundësitë që të shohin sesi të vendosin ambientin e punës për të programuar në Android, gjersa në anën tjetër kanë rastin që të kuptojnë edhe rreth platformës, shërbimeve të saja dhe si përshtatet në ambientet e Linux. Klasa do t’ju jep mundësinë pjesëmarrësve që të mësojnë atë që ju duhet për të krijuar aplikacionet e tyre dhe për t’i vendosur ato në gjendje gatishmërie për publikim në treg të aplikacioneve, siç është Google Play. Trajnimi është paraparë të jetë në një nivelin më profesional dhe më të fokusuar në pjesëmarrës që veçse kanë pak eksperiencë me gjuhët programuese Java, C++, C#, Python etj.

Ky trajnim zgjatë 42 orë dhe mbahet prej 15 shtator – 15 tetor, në orarin E hënë, E mërkure, E premte prej 18.00-21.00 në ambientet e Innovation Centre Kosovo.

Për më shumë informata si dhe për të aplikuar online vizitoni www.ickosovo.com/training

Kontakt: [email protected]; 049 765 567

Facebook
Twitter
LinkedIn