Në ambientet e Innovation Centre Kosovo u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me kompaninë Elen, për programe të përbashkëta në zhvillimin e teknologjive të gjelbërta, për një të ardhme të ndritshme me energji të pastër.
Pjesë e kësaj marrëveshjeje është edhe Akademia për Energji Solare dhe Zgjidhjeve për Ruajtje të Baterive, e cila do të ofrojë bursa të plota për aftësim profesional, dhe punë praktike me pagesë, për të rinjtë nga Kosova, me mbështetje të LuxDev – Agjencisë për Bashkëpunim Zhvillimor të Luksemburgut.

Elen është kompani me përvojë 30 vjeçare, e specializuar në realizimin i projekteve të sistemeve fotovoltaike, instalime elektrike dhe zgjidhje në efiçiencën e energjisë.
Programi i trajnimeve në energji të gjelbër është pjesë e projektit “TechEco Pathways” i cili mbështetet nga projekti “Shkathtësi për punësim të qëndrueshëm në Kosovë”, i financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe i cili zbatohet nga LuxDev, Agjencia për Bashkëpunim Zhvillimor e Luksemburgut.


