ICK dhe Sach Caffe prezantojnë “Startup Coffee Storm”

Innovation Centre Kosovo dhe Sach Caffe do të bashkë-organizojnë takimet mujore “Startup Coffee Storm” duke filluar nga 8 Shkurt. Coffee Storm mbahet të marten e dytë të secilit muaj.

Takimet e mëngjesit, për një kafe, ose dy, do të organizohen me qëllim të mbajtjes së komunitetit sa më pranë njëri-tjetrit. Coffee Storm është më shumë se një filxhan kafe. Është mundësi rrjetizimi, ritakim me miqt të cilët keni kohë pa i parë, ose takim me miq të rinj, ndërtim i bashkëpunimeve të reja, shkëmbim i ideve, përvojave e njohurive, në një ambient të këndshëm dhe të ngrohtë. Coffee Storm do të mbledhë në një vend themelues të bizneseve startup, kompani të sektorit të TIK, investitorë, freelancer, inxhinierë, mentorë, konsulentë, artistë e studentë.

Edicioni i parë i Startup Coffee Storm, mbahet të Marten, datë 8 Shkurt, nga ora 09:00 në Sach Caffe, Arbëri (Prishtinë). Rezervo vendin këtu.

Facebook
Twitter
LinkedIn