ICK dhe Libraria Dukagjini prezantojnë “Book Club”

Innovation Centre Kosovo (ICK) në bashkëpunim me Dukagjini Publishing House dhe Libraria Dukagjini do të organizojnë takimet mujore “Book Club”, duke filluar nga data 23 Shkurt. Takimet e “Book Club” do të mbahen të mërkurën e fundit të secilit muaj.

Book Club do të jetë një vend-takim i të gjithë adhuruesve të librit, që poashtu ka për qëllim nxitjen e leximit, shkëmbimin e njohurive, takimin me miq të rinj dhe diskutimin e shëndetshëm në grup rreth temave të ndryshme. Përveq ngjarjeve mujore, Book Club do të shërbejë edhe si platformë për shkëmbim librash ndërmjet anëtarëve, organizim të ligjeratave, prezantim të shkrimtarëve dhe mysafirëve të veqantë, podcast, organizimim të vizitave të ndryshme etj.

Gjatë takimeve të “Book Club” do të shtjellohen tituj librash e autorësh të fushave: biznes, teknologji, inovacion, financa, ndërmarrësi, dizajn, marketing& shitje, inxhinieri, big data, siguri kibernetike etj. Për takimin e parë, ne kemi pëzgjedhur librin “Start With Why” të autorit Simon Sinek. Ngjarja mbahet ne Innovation Centre Kosovo, më 23 Shkurt, duke filluar nga ora 17:30. Rezervo ulësen këtu.

Facebook
Twitter
LinkedIn