ICK dhe Komuna e Prishtinës nënshkruajnë marrëveshje për organizimin e “Startup Weekend Prishtina”

Startup Weekend, ngjarje ndërkombëtar e themeluar nga Techstars, akseleratori më i madh në botë për bizneset startup, teknologji dhe inovacion, rikthehet në Prishtinë për të nëntin vit me rradhë. Gara 54-orëshe, e cila për synim ka bashkimin e komunitetit me qëllim të rrjetëzimit, hulumtumtimit, mësimit dhe themelimit të bizneseve të reja, do të organizohet në Prishtinë (ICK) më 20-22 Nëntor 2020.

News

ICK dhe Komuna e Prishtinës nënshkruajnë marrëveshje për organizimin e “Startup Weekend Prishtina”

August 03, 2020

Me organizim të Innovation Centre Kosovo (ICK) dhe mbështetje financiare nga Komuna e Prishtinës, Ambasada e Suedisë dhe GIZ Kosovo, edicioni i nëntë i Startup Weekend Prishtina, do të zhvillohet gjatë Javës Globale të Ndërmarrësisë (16-22 Nëntor). Mëse 200 anëtarë të komunitetit, përfshirë të rinj, studentë, mentorë, përfaqësues të sektorit privat, investitorë dhe ekspertë të fushave të ndryshme, do të bëhen bashkë për t’ju dhënë jetë ideve biznesore, me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të ekosistemit të ndërmarrësisë, me theks të veqantë sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK). Të sfiduara nga pandemia, 150 qytete nga e mbarë bota do të jenë nikoqire të garës, e cila pritet të grumbullojë deri në 50,000 persona dhe 3,000 ekipe, nëpërmjet ngjarjeve fizike dhe online. Startup Weekend Prishtina është takimi më i madh në Kosovë i ndërmarrësve të rinj, mentorëve, inxhinierëve, sektorit privat, universiteteve dhe politikë-bërësve. Regjistrimet hapen gjatë muajit Tetor. Për më shumë informata rreth Startup Weekend klikoni këtu.



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo