ICK & CloudAstro zyrtarizojnë bashkëpunimin për fuqizimin e të rinjve në sektorin e TIK

Në ambientet e Innovation Centre Kosovo në Prishtinë, është nëshkruar marrëveshja e bashkëpunimit mes ICK dhe CloudAstro – kompanisë së specializuar në shërbimet “cloud” në Gjermani, SHBA dhe Kosovë.

Pjesë e marrëvjeshjes së nënshkruar sot nga znj. Metihe Kastrati (Drejtore Menaxhuese e ICK) dhe z. Astrit Dibrani (Drejtor i Operacioneve, CloudAstro Kosovë), janë: financimi i bursave për aftësimin e të rinjve në TIK (DevOps dhe inxhinieri softverike), ofrimi i mundësisë për punë praktike në kompaninë CloudAstro, bashkë-organizimi i ngjarjeve për komunitetin, si dhe promovimi i tregimeve të sukseshme nga Kosova në botë.

ICK dhe CloudAstro kanë bashkëpunuar vazhdimisht që nga viti 2022, nëpërmjet organizimit të ngjarjeve “Azure Meetup”, në të cilat kanë marr pjesë qindra anëtarë të komunitetit.

Facebook
Twitter
LinkedIn