Takim me ekipin e filmit “Zgjoi” - mbështetje grave të Krushës!

E Shtunë, më 20 Shkurt duke filluar nga ora 20:00.


Takim me ekipin e filmit “Zgjoi” - mbështetje grave të Krushës!

February 16, 2021

Takim virtual me ekipin e filmit “Zgjoi”

Takohuni me producentët, regjisoren, personazhin real dhe aktorën kryesore të filmit “Zgjoi”, i cili duke paraqitur në mënyrë të shkëlqyeshme historinë e një gruaje të fshatit Krushë e Madhe, fitoi tri çmimet kryesore në festivalin më të madh të filmit të pavarur në ShBA “SUNDANCE FESTIVAL”. Përmes kësaj ngjarje synohet të mbështeten gratë e Krushës, historia e të cilave u bë frymëzim për një film të jashtëzakonshëm, duke ndikuar pozitivisht në imazhin e Kosovës.

Filmi “Zgjoi” bëri histori duke depërtuar në të gjitha mediat botërore, e tani është rradha jonë që përmes pjesëmarrjes të mbështesim ekipin dhe më e rëndësishmja gratë e Krushës.

Bli biletën ose dhuro donacione të cilat 100% do të shkojnë për Gratë e Krushës!

- Bli biletën (10.00$) KËTU
- Dhuro KËTU 

Historia e “Zgjoi” nga Fahrije Hoti e Krushës së Madhe

Filmi “Zgjoi” frymëzohet nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për të siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.
“Zgjoi” fiton tri çmimet kryesore në Sundance Festival

Filmi artistik nga Kosova, ‘Zgjoi’ me regji nga Blerta Basholli bëri historinë duke fituar tri çmimet kryesore të Sundance Film Festival: Filmi më i mirë, Regjisorja më e mirë, dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA.

***
Online Conversation with “Hive” Movie Team

Meet the producers, director, and real character and lead actress of the film “Zgjoi”, which brilliantly presented the story of a woman from the village of Krusha e Madhe, and won three main awards at the largest independent film festival in the US “SUNDANCE FESTIVAL”. This event aims to support the women of Krusha, whose story became the inspiration for an extraordinary film, positively affecting the image of Kosovo.

The movie “Zgjoi” made history by penetrating all world media, and now it is our turn to support the team and most importantly the women of Krusha through participation.
Buy a ticket or donate and all of of your donations will go to support the Women of Krusha.

Buy your ticket (10.00$) HERE
Donate HERE 

The story of “HIVE” by Fahrije Hoti of Krusha e Madhe

The film “HIVE” is inspired by the true story of Fahrije Hoti from Krusha e Madhe, who in search of her lost husband during the war in Kosovo, starts an agricultural business to ensure the survival of the family, in a traditionally patriarchal environment where ambition to develop is not seen with the naked eye.
“Zgjoi” wins the three main awards at the Sundance Festival

The feature film from Kosovo, ‘Zgjoi’ directed by Blerta Basholli made history by winning the three main awards of the Sundance Film Festival: Best Film, Best Director, and the Audience Award of the largest independent film festival in the US.

In partnership with GERMIN, Global Albanians Foundation (GAF) and Ikonë Studio.



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo