Hapet Smart Home Lab - punëtoria për nxënës dhe studentë të Kosovës

Programi për aftësimin e të rinjve të Kosovës për teknologjinë “Smart Home”, vjen si nismë e dy inxhinierëve shqiptar nga Gjermania, Milaim Deilu dhe Lulzim Veliu, nëpërmjet organizatës “Autonomia”, në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo (ICK) dhe mbështetje financiare nga Agjencia CIM e Ministrisë Federale të Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).

News

Hapet Smart Home Lab - punëtoria për nxënës dhe studentë të Kosovës

August 17, 2020

Rryma elektrike është forma qendrore e energjisë në shoqërinë tonë. Përpjeke të vazhdueshme ndërmirren me qëllim të përmbushjes të sfidave për sigurimin e furnizimit me energji, zvogëlim të emetimit të CO2 dhe efiçiencës së energjisë. Për këtë qëllim, përgjatë viteve 2020-2021, nxënësit e shkollave profesionale të Kosovës, do të kenë mundësinë të aftësohen për teknologjinë “Smart Home”, në laboratorin e Innovation Centre Kosovo.

Smart Home Lab, do të jetë laboratori i parë me bazë teknologjinë digitalSTROM në Kosovë, i cili do të përfshijë ambiente të brendshme të mençura, makete eksperimentale për punë praktike, punëtori me inxhinierë Kosovarë nga Gjermania, vizita studimore si dhe një stacion i ajrit me bazë në Smart City i bazuar në IOT (Internet of Things) dhe teknologjinë LoRaWAN. Punëtoritë profesionale do të ofrohen për 20 nxënës të përzgjedhur dhe studentë të Universitetit të Prishtinës dhe do të trajtojnë temat si:

  • Udhëzimi i BE për eficiencën e energjisë
  • Parimet e teknologjisë së rrjetëzimit në shtëpi
  • Norma Europiane për Smart Home
  • Komponentet dhe specifikimet e tyre
  • Aplikimet e mundshme të komponenteve
  • Koncepti i funksionimit
  • Projektimi i një instalimi me digitalSTROM për projektet ekzistuese dhe të reja të ndërtimit
  • Instalimi
  • Cilësimet e pajisjeve dhe konfigurimi i sistemit
  • Dokumentimi
  • Qasja e sistemit përmes Internetit
  • Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve të mundshme
  • Standardet Europiane

Pas punëtorive pjesëmarrësit do të kenë mundësine konfigurojnë një sistem të plotë digitalSTROM në një shtëpi, si dhe do të identifikojnë dhe përdorin funksionet të cilat i ofron një Smart Home me teknologjinë digitalSTORM.

Të gjitha aktivitetet e “Smart Home Lab” janë të orientuara kah nxënësit e shkollave profesionale dhe studentët të cilët janë të përfshirë në programe të instalimeve elektrike ose programim të sistemeve elektrike. Programi poashtu është i hapur edhe për mësimdhënësit e fushave të elektroteknikës dhe të informatikës.

Shpenzimet e të gjitha aktiviteteve të projektit “Smart Home Inspiration”, mbulohen nga Agjencia CIM e Ministrisë Federale të Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ). Projekti zbatohet nga Autonomia, Smart Home Europe dhe ICK, ndërsa mbështetet edhe nga GIZ Kosovo dhe Ambasada e Suedisë në Prishtinë.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë një letër motivuese dhe biografinë (CV), në email adresën [email protected]

Afati i fundit për aplikim: 15 Shtator 2020



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo