Hapen aplikimet për edicionin e tretë të garës “StartUP Social Venture” nga ICK dhe UNICEF

Përkrahje financiare deri në 16,000 Euro për idetë inovative në fushën e ndërmarrësisë sociale, për të rinjtë e moshës 14-24 vjeç nga Kosova.

CallsNews

Hapen aplikimet për edicionin e tretë të garës “StartUP Social Venture” nga ICK dhe UNICEF

September 21, 2020

Punëtoria tri ditore, e cila mbahet online më 23-25 Tetor 2020 në Prishtinë, ka për qëllim të zhvillojë kulturë të Ndërmarrësisë Socile dhe kriimin e mundësive të Vetë-Punësimit për adoleshentët dhe të rinjët në Kosovë. Aktiviteti përmban mësim alternativ, dhe bazohet në shkathtësitë e shekullit të fundit të zhvillimit të ndërmarrjeve të suksesshme, përmes fazave si: hulumtimi i tregut, diferencimi i klienteles, gjetja e kanaleve të shitjes dhe menaxhimit të fondeve dhe ekipit.

Punëtoria Startup fton të rinjtë e moshës 14-24 vjeç nga Kosova, që kanë ide për zhvllimin e ndonjë produkti apo shërbimi, që ofron zgjidhje inovative për sfidat e shoqërisë, që të aplikojnë (ekipi duhet të jetë i përbërë prej 3-5 personave), për të marrë mbështetje profesionale nga ekspertë të fushave të ndryshme, mbështetje finaciare deri në 16,000 Euro për ekipet fituese si dhe inkubim & mentorim nga Innovation Centre Kosovo.

Afati i fundit për aplikim është data 15 Tetor 2020. Për më shumë informata, si dhe për të aplikuar online klikoni këtu



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo