
Programi Inovativ për Nëpunësit Civilë të Republikës së Kosovës “Gov4SAA“, i nisur për zbatimin e MSA, përmbyllet me ceremoni zyrtare në Prishtinë.
Gov4SAA - Programi i Inovacionit për Nëpunësit Civilë përmbyllë fazën e parë
December 20, 2022Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, GIZ Kosovo dhe Innovation Centre Kosovo (ICK) përgjatë vitit që po e lëmë pas zbatuan programin e parë inovativ të këtij lloji për nëpunësit civilë në Kosovë, duke synuar mbështetjen e ideve për shërbimet publike të cilat kontribuojnë në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe BE-së dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset. Faza e parë e këtij Programi Inovativ për Nënpunësit Civil u mbyll të Hënën me një ceremoni zyrtare në Prishtinë, me prezencën e zv. Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe Ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.Programi GOV4SAA (Qeveria për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit) iu mundësoi nëpunësve civilë dhe pjesëmarrësve të tjerë të kalojnë në një mentalitet “startup”, përfshirë gjenerimin e ideve, ndërtimin e ekipeve, zhvillimin e prototipeve dhe financimin e shërbimeve/produkteve që rezultuan nga programi. Gjatë këtij programi u zbatuan një sërë aktivitete të ndryshme si: gara, punëtori, bashkëpunim ndër-institucional, trajnime, dizajn dhe zhvillim të produkteve & shërbimeve dhe prezantimin e tyre tek shfrytëzuesit e fundit - qytetarët e Republikës së Kosovës. Në ngjarjen finale të programit arritën pesë (5) institucione lokale dhe qendrore, përfshirë: Agjencinë e Punësimit, Komunën e Kamenicës, Zyra e Kryeministrit- Njësia për ekspertizë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Për më shumë, programi GOV4SAA synon promovimin e kulturës së sipërmarrjes në institucionet publike në kontekstin e integrimit në BE duke inkurajuar ide inovative dhe një qasje për zgjidhjen e problemeve ndaj reformave të MSA-së; Promovimin e ngritjes së kapaciteteve të institucioneve publike në zbatimin e reformave të MSAsë nëpërmjet mentorimit dhe trajnimit të orientuar drejt praktikës; Promovimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike dhe palëve të tjera të interesuara në zbatimin e reformave të MSA-së përmes produkteve dhe shërbimeve inovative në mbështetje të zbatimit të politikave.
Ky program u financua nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) përmes GIZ Kosova, me qëllim të mbështetjes së zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit.
Idetë e përzgjedhura për financim do të shpallen këtë javë nga juria e përbërë nga Zana Tabaku dhe Margus Sarapuu. Faza e dytë e programit do të vazhdojë në vitin 2023.