Innovation Centre Kosovo (ICK) ka hapur ftesë publike për Shprehje të Interesit për Ofrues të Trajnimeve Profesionale në fushën e TIK. Ofruesit e trajnimit/eve duhet të dërgojnë shprehjen e tyre të interesit së bashku me të gjitha dokumentet e nevojshme deri më 21 Janar 2019 (24 Janar për trajnimet Adobe Premiere Pro, 3D Animation & Visual Effects dhe SQL), ora 12:00. Ofertat duhet të dorëzohen në zarf të mbyllur në zyret e ICK-së (Rr. Rexhep Mala 28A, 10000, Prishtinë).