Innovation Centre Kosovo (ICK) ka hapur ftesë publike për Shprehje të Interesit për Ofrues të Shërbimeve Profesionale të Fotografisë. Ofruesit e shërbimit duhet të dërgojnë shprehjen e tyre të interesit së bashku me të gjitha dokumentet e nevojshme deri më 24 Janar 2019, ora 12:00. Ofertat duhet të dorëzohen në zarf të mbyllur në zyret e ICK-së (Rr. Rexhep Mala 28A, 10000, Prishtinë).