
FTESË PËR OFERTË: Furnizim me pajisje të Teknologjisë Informative
October 19, 2022Ref: ICK-CLF-2022/025
Prishtinë, 19 Tetor 2022
Innovation Centre Kosovo – ICK fton ofertuesit e kualifikuar që të paraqesin ofertat e mbyllura lidhur me Furnizim me paisje të teknologjisë informative për departamentin e trajnimeve.
Prokurimi do të bëhet përmes procedurave të hapura të tenderit të specifikuara në udhëzuesin e prokurimit të ICK. Dosja e plotë e dokumenteve të tenderit mund të mirret nga ofertuesit e interesuar pas paraqitjes së kërkesës në email adresen e shënuar më poshtë.
Ofertat e mbyllura do të dorëzohen në adresën e cekur më poshtë, para ose me datën 18.11.2022 në orën 11:00 paradite. Ofertat e dorëzuara pas afatit të dorëzimit do të refuzohen dhe do ti kthehen ofertuesit të pa hapura.
Ofertat do të hapen menjëherë në prani të Ofertuesve të cilët dëshirojnë të marrin pjesë, në adresën e mëposhtme, me datën 18.11.2022 në orën 11:00 paradite.
Innovation Centre Kosovo - ICK
Rr. Rexhep Mala nr.28
10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Kontakt personi: Fatmire Asllani
Tel: +383 (0) 38 771 180 Ext. 101
E-mail: [email protected]
FTESËN PËR OFERTË MUND TA GJENI KËTU