Folës të nivelit botëror zbarkojnë në Prishtinë për Kampin e Inteligjencës Artificiale (AI Startup)

Nga 27-30 Maj, Prishtina dhe Innovation Centre Kosovo (ICK) do të jenë nikoqire të edicionit të parë të AI Startup, Kampit Rajonal për Inteligjencë Artificiale. Në ngjarjen më të madhe të kohës, 30 kompanive pjesëmarrëse nga Ballkani Perendimor ju bashkohen 12 ekspertë global të AI, liderë të industrisë së TIK, mentorë dhe folës të kalibrit botëror.

Ngjarja rajonale e cila organizohet për herë të parë në Kosovë, ka bërë bashkë Innovation Centre Kosovo me kompanitë/organizatat prestigjoze amerikane Special Competitive Studies Project – SCSP dhe Plug and Play Tech Center (akseleratori numër 1 në botë), ndërsa “AI Startup” mbështetet edhe nga Programi Compete i USAID Kosovo.

Innovation Centre Kosovo ka prezantuar 12 ekspertët, folësit dhe mentorët, të cilët do të jenë pjesë edicionit të parë të programit “AI Startup – Regional Accelerator Camp”. Nga ish-udhëheqësi i Inovacionit në Mercedes-Bez, Dr. Philipp Gneiting (Open Innovation Partner në Plug and Play), themeluesi i DAVINCE, Robin Pilling, Profesorët e Inteligjencës Artificiale dhe Shkencëtarët, Tristan Post – Technische Universität München (TUM) e Visar Berisha (Arizona State University), z. Patrik Riazzoli, me përvojë në fushën e AI me kompanitë Volvo, Polestar & Nintendo, tek Vijaykant Nadadur (themelues dhe CEO i Stride.ai), Gustav Elveros (ekspert në GenAI). Listën e plotë të folësve e gjeni më poshtë.

Nisma për programin “AI Startup” i ka fillet në vitin 2023, si bashkëpunim mes Innovation Centre Kosovo dhe Special Competitive Studies Project – SCSP, inicuar nga z. Uranik Begu (Anëtar i Bordit të ICK) dhe z. Ylli Bajraktari, Drejtor Ekzekutiv i SCSP.

Pjesë e kësaj jave do të jetë edhe një ngjarje e hapur për publikun, të martën më 28 Maj, nga ora 14:00. ICK dhe USAID Kosovo Compete Activity ju ftojnë të merrni pjesë në diskutimin “GenAI: The Enemy or Savior for Contact Centers”, me folës Patrik Riazzoli dhe Gustav Elveros. Më shumë informata për ngjarjen i gjeni këtu.

Facebook
Twitter
LinkedIn