Fillon Java e Bizneseve Startup në Kosovë, Ambasadori Gjerman viziton ICK-në

Prej 19-25 Tetor, në Kosovë shënohet “Techstars Startup Week” – Java e Bizneseve Fillestare, e përbërë nga shumë aktivitete, të cilat për synim kanë promovimin e ndërmarrësisë, bizneseve fillestare dhe nxitjen e përkrahjes institucionale vendore dhe ndërkombëtare.

News

Fillon Java e Bizneseve Startup në Kosovë, Ambasadori Gjerman viziton ICK-në

October 19, 2020

Dita e parë e Javës së Bizneseve Fillestare (Startup) u shënua me tre ngjarje: 1) Takimi i akterëve të ekosistemit të bizneseve startup, në të cilin morën pjesë përfaqësuses të OJQ-ve, korporatave, odave ekonomike dhe donatorëve, me qëllim të diskutimit dhe bashkërendimit të veprimeve përballë sfidave; 2) Kampi pesë-ditor i themeluesve të bizneseve fillestare (Founders’ Bootcamp) – në të cilin po marrin pjesë 60 kompani; dhe 3) Vizita në Innovation Centre Kosovo (ICK), e Ambasadorit të ri Gjerman, Jörn Rohde dhe takimi i tij me komunitetin dhe përfaqësues të qendrës. Shkëlqësia e Tij, Ambasadori Rohde u prit në ICK nga Drejtori Ekzekutiv, Uranik Begu, stafi i qendrës dhe themeluesit e bizneseve startup, të cilat janë pjesë e inkubatorit të ICK-së. Gjermania është ndër përkrahësit më të mëdhenj të ndërmarrësisë dhe sektorit të TIK në Kosovë dhe vazhdon të jetë e përkushtuar në thellimin e mbështetjes për zhvillim të qendrueshëm ekonomik të vendit tonë. Gjatë ditëve në vijim, Java e Bizneseve Startup do të vazhdojë me aktivitete tjera, përfshirë: Business Tuesday, Startup Grind me Google for Startups, Takim Informues për garën “Elevator Lab” dhe do të përmbyllet me garën tre-ditore “Startup Social Venture” nga ICK dhe UNICEF. Më shumë informata për ngjarjet e rradhës mund ti gjeni këtu.

Java e Bizneseve Fillestare (Techstars Startup Week) në Kosovë organizohet nga Innovation Centre Kosovo (ICK) dhe mbështetet nga Ambasada e Suedisë, GIZ Kosovo, Ambasada e Norvegjisë, Zyra e BE-së në Kosovë, GIST dhe VentureWell.



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo