Fillon Akademia Online për mësimin e kodimit për vajzat dhe gratë nga Kosova

Dymbëdhjetë (12) vajza dhe gra përfituese të bursave nga Kosova, kanë filluar ligjeratat online për mësimin e kodimit, në akademinë më të madhe në botë - Coding Dojo.

News

Fillon Akademia Online për mësimin e kodimit për vajzat dhe gratë nga Kosova

April 14, 2020

Javën e kaluar, afër 400 kandidate i janë nështruar provimit pranues online për programin “Girls In Coding” me Coding Dojo. Dymbëdhjetë (12) kandidatet nga Kosova me pikët më të larta, tashmë janë përfituese të bursave në vlerë $100,000 dhe kanë nisur ndjekjen e ligjeratave në akademinë online më të madhe në botë për mësimin e kodimit - Coding Dojo.

Bursat për studentet nga Kosova mundësohen nga bashkëpunimi i ICK me Coding Dojo, dhe mbështeten nga GIZ Kosovo dhe Ambasada e Suedisë në Prishtinë.

Përfitueset e bursave për vitin 2020 janë: Zana Hamza, Ardita Uka, Besarta Kadriu, Shkurte Demelezi, Zymryte Kabashi, Blerta Topalli, Donikë Abazi, Lirikë Hoxha, Nita Qarri, Ora Vrapcani, Tringa Krasniqi dhe Albesë Matoshi.

Falenderojmë Akademia Virtuale dhe prof. Tahir Hoxha për organizimin dhe menaxhimin online të testimit.

Suksese dhe mësim të këndshëm nga karantina.



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo