Filloi Panairi i Punës 2014

Panairi i Punës 2014 filloi SSTIKK-Panairi-i-Punes-2014TIKK të martën më 27 maj 2014 në ambientet e Innovation Centre Kosovo (ICK). Panairi po mbahet nën organizimin ICK-së dhe të Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK) dhe kompanitë anëtare të saj.

Panairi i punës i dedikohet studentëve, profesionistëve dhe kompanive të profilit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK).

Disa nga pozitat e lira të punës që po prezantohen në panair janë: zhvillues i Software, zhvillues i databazave, zhvillues i uebsajteve, zhvillues i front-endit, dizajner grafik, teknik i harduerit, marketing dhe shitës, financa, burime njerëzore, zhvillues i aplikacioneve Mobile (iOS dhe Android), help desk.

Panairi i punës u hap në orën 09:00 kurse vizitat u përmbyllën në orën 17:00.

Facebook
Twitter
LinkedIn