Erasmus for Young Entrepreneurs – një mundësi e veçantë për të rinjtë dhe ndërmarrësit nga Kosova

Innovation Centre Kosovo, pika e kontaktit për programin Erasmus for Young Entrepreneurs në Kosovë, fton të gjithë ndërmarrësit, prej atyre qe sapo kanë filluar, deri tek ata me përvojë, për të përfituar nga kjo mundësi.

I zhvilluar përtej kufijve për të nxitur inovacionin dhe bashkëpunimin si një Nismë e Bashkimit Evropian,
programi “Erasmus for Young Entrepreneurs” (EYE) është mundësia më e mirë për ndërmarrësit që
dëshirojnë të përfitojnë dhe mësojnë nga individë me përvojë (ndërmarrës mikpritës nga Europa), ose të ndajnë njohuritë e tyre me ndërmarrësit aspirues nga vendet tjera europiane, në Kosovë.

Individë nga 27 shtete anëtare të BE-së dhe më shumë(Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Turqia, etj.) mund të marrin pjesë në program për një periudhë shkëmbimi deri në 6 muaj. Nuk ka kufi moshe për pjesëmarrjen e ndërmarrësve të rinj dhe të atyre mikpritës (+18).

Ndërmarrës të Rinj:


Profili/kriteret e aplikimit:


● Ndërmarrës aspirues, të cilët kanë një plan të qartë për të nisur biznesin e tyre ose kanë tashmë
një biznes të sapo themeluar në cilëndo fushë, por jo më të vjetër se 3 vite në kohën e aplikimit.
● Duhet të jenë rezidentë në vendin ku aplikojnë për të paktën 6 muaj gjatë vitit para aplikimit.

Dokumentet e nevojshme:


● Një CV e përditësuar
● Një plan i plotë biznesi
● Një letër motivimi


Përfitimet:


● Trajnim në vendin e punës në një kompani pritëse jashtë vendit
● Zhvillim i aftësive ndërmarrëse
● Përfitimi i njohurive mbi biznesin dhe rrjetëzimi
● Përvoja në menaxhimin e një biznesi të vogël përmes bashkëpunimit të drejtpërdrejt me
ndërmarrësin pritës


Qëndrimi i ndërmarrësve të rinj jashtë vendit do të bashkëfinancohet çdo muaj nga BE për periudhën e shkëmbimit!

Për pyetje dhe të dhëna shtesë, klikoni këtu, apo kontaktoni në email adresën [email protected]

Ndërmarrës Mikpritës

Profili/kriteret e aplikimit:

  • Ndërmarrës të suksesshëm dhe me përvojë (pronar-menaxherë) me të paktën 3 vite përvojë në drejtimin e një ndërmarrjeje të vogël, mikro ose të mesme (SME).
  • Pronarë të një SME-je ose persona të përfshirë drejtpërdrejt në bordin drejtues të një SME-je

Dokumentet e nevojshme:

  • Një CV e përditësuar
  • Një letër motivimi

Përfitimet:

  • Përfitimi nga perspektiva dhe ide të reja, si dhe aftësi të freskëta
  • Eksplorimi i ideve inovative që mund të rrisin biznesin e tyre
  • Mundësimi i ndërkombëtarizimit, qasje në tregje të reja dhe krijimi i partneriteteve të reja
  • Marrja e njohurive mbi teknologjitë në zhvillim, që mund të shndërrohen në produkte dhe shërbime të reja

Erasmus for Young Entrepreneurs është një marrëveshje përfitimi për të dy palët, si për ndërmarrësit e rinj, ashtu edhe për ata nikoqirë. Jo thjesht një punë praktike, por shkëmbim mes të barabartëve.

Facebook
Twitter
LinkedIn