EqualiTECH – gara rajonale për barazi nëpërmjet teknologjisë

Civil Rights Defenders në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo dhe me mbështetje të SIDA dhe Ambasadës së Suedisë në Prishtinë, organizojnë garën e parë ballkanike për zgjidhjet digjitale karrshi sfidave të të drejtave të njeriut. Gara mbahet prej 27-29 Shtator, në Prishtinë.


EqualiTECH – gara rajonale për barazi nëpërmjet teknologjisë

September 07, 2019

Të luftuarit për të drejtat e njeriut është një betejë e vazhdueshme, dhe si e tillë kërkon mbështetje edhe nga përparimi i teknologjisë moderne. Nëpër të gjitha vendet e Ballkanit Perendimor vërehet një mangësi në investime teknologjike që për synim kanë barazinë dhe të drejtat e njeriut, që shpesh herë materializohet si sfidë e rënduar për një numër shumë të madh të njerëzve.

Me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve digjitale në të mirë të barazisë dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, qytetarë nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja & Hecegovina, ftohen që të bëhen pjesë e garës “EqualiTECH”, e cila mbahet prej 27-29 Shtator, në Innovation Centre Kosovo, në Prishtinë.

Të rinjtë e moshës 18-35 vjeq, aktivistë të të drejtave të njeriut, studentë, ekspertë, pjesëtarë të shoqërisë civile, programerë, inxhinierë, dizajnerë e artistë, ftohen që të krijojnë ekipe prej minimum 3 anëtarëve, dhe të aplikojnë për tu bërë pjesë e garës, më së largu deri më 17 Shtator 2019.

Edicioni i parë i “EqualiTECH” do të përqendrohet në tri sfida: 1) Drejtësi dhe Barazi, 2) Liria e Shprehjes dhe 3) Qasja në të dhëna dhe informata. Nga ekipet garuesë kërkohet që gjatë 3 ditëve, të krijojnë prototipe të produkteve digjitale, duke përfshirë por pa u limituar në: aplikacione mobile, web platforma, inteligjencë artificiale, blockchain, AR/VR etj. Fituesit në të tre kategoritë do të shpërblehen me nga 1,000 Euro.

Klikoni KËTU për të mësuar më shumë rreth sfidave, kritereve dhe aplikimit.



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo