Studentja Elta Bajrami, e cila poashtu është pjesë e programit Junior Geeks për shkencë dhe teknologji, është renditur në vendin e gjashtë në botë, në garën prestigjoze të Microsoft Office.
Kjo është hera e parë që një studente nga Kosova merr pjesë në garën prestigjoze botërore dhe arrinë të futet në TOP10.
Në garë morën pjesë 200,000 persona nga 108 shtete. Lexoni postimin e plotë të Eltës këtu.
Elta së bashku me Jora Zenelin, ditë më parë u shpallën fituese të garës së Red Bull Basement, dhe do ta përfaqësojnë Kosovën në finalen globale në Stamboll, në dhjetor.