Drejtësia Komerciale - Mekanizmat në Kosovë
News

Drejtësia Komerciale - Mekanizmat në Kosovë

March 11, 2021

Programi “Drejtësia Komerciale” në bashkëpunim me Innovation Center Kosovo kanë lansuar një seri të tryezave të rrumbullakëta ndërgjegjësuese dhe edukuese dedikuar bizneseve të sapo themeluara dhe ndërmarrësve të rinj që të mësojnë për sistemin e drejtësisë komerciale në Kosovë. Duhet shumë punë për të ndërtuar një biznes vetëm nga idetë inovative dhe ëndrra, por shpesh këto biznese ballafaqohen edhe me realitetin e vrazhdë të konkurrencës dhe të një mjedisi afarist që ndryshon shpejt. Bizneset e reja duhet të dinë çfarë të bëjnë kur gjërat nuk shkojnë siç planifikohen dhe pashmangshëm lindin mosmarrëveshjet.Tryeza e parë është mbajtur më 9 mars 2021, duke prezantuar drejtësinë komerciale në përgjithësi, përfshirë edhe diskutimin për reformën e ardhshme të gjykatës komerciale, mënyrës si dhe pse zgjidhjet alternative të mosmarrëveshje mund t`ju shërbejnë bizneseve të reja dhe ku mund të mësojnë më shumë për këtë. Ky sesion është realizuar me komunikimin të dyanshëm, ku ndërmarrësit e rinj kishin mundësinë të përfshihen në diskutim, të ngrisin pyetje në lidhje me shqetësimet e tyre dhe të shprehin vrojtimet sa i përket ndërveprimit mes sundimit të ligjit dhe zhvillimit të biznesit në Kosovë. Për më tepër, kjo tryezë e rrumbullakët është organizuar në formën e një evenimenti hibrid, me pjesëmarrje fizike si dhe me transmetim të drejtpërdrejt në mënyrë që të përfshihen edhe shikuesit nga distanca, duke gjeneruar kështu më shumë se 1400 shikime. Diskutimet në këtë sesion të parë do të shërbejnë në planifikimin e temave të ardhshme për serinë e tryezave të rrumbullakëta, ku panelet mund të ofrojnë një pamje më të detajuar për temat e drejtësisë komerciale të cilat janë me interes për bizneset dhe ndërmarrësit e rinj. Ky aktivitet ka zgjuar interesim të lartë të mediave të në Kosovë, ku përfaqësuesit e projektit ishin të ftuar në emisionin e mëngjesit në RTK për të diskutuar profilin e aktivitetit dhe mënyrën si janë duke vazhduar reformat e drejtësisë komerciale.

Videon e plotë nga ngjarja mund ta gjeni këtu.



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo