Dita e dytë e Javës së Ndërmarrësisë me theks gratë dhe vajzat në biznes

Gjatë ditës së dytë të Javës Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë, janë zhvilluar një numër i madh i aktiviteteve nga organizatat partnere, me theks gratë në ndërmarrësi dhe gjithëpërfshirja.


Dita e dytë e Javës së Ndërmarrësisë me theks gratë dhe vajzat në biznes

November 10, 2021

Ngjarja e parë gjatë ditës së dytë të Javës Globale të Ndërmarrësisë u organizua nga “She Inspires” dhe Jehona Lluka në ambientet e ICK. Gratë ndërmarrëse (Hana Qerimi - Shkolla Digjitale, Arbresha Shala - Big Scoop, Zana Budima - SQA Consulting SEE, Besa Begu - Dental Hygienist dhe Vlora Avdiu Burani - BERZH), rrëfyen për rrugëtimin dhe sfidat, qasjen në financa, rolin e familjes dhe planet për të ardhmen.

Në Cacttus Education, u shtjellua tema e vajzave në TIK (Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit), aktivitet i mbështetur nga USAID Compete. Në këtë ngjarja përvojat e tyre i ndanë Melina Hajdini, pjesë e CACTTUS Business Solutions, Drenusha Imeraj nga Polymath, Melisa Bekaj pjesë e Barut, Egzona Vllasaliu nga kompania ORNIO AS, Rrezarta Pllana nga CACTTUS Business Solutions si dhe Vildane Kelmendi, Drejtoreshë e Programeve në CACTTUS Education. Fuqizimi dhe inkurajimi i vajzave dhe grave për t’u kyçur në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit ka qenë gjithmonë prioritet për CACTTUS. Videon e plotë mund t’a ndiqni këtu.

E martja biznesore (Business Tuesday) e organizuar nga Innovation Centre Kosovo, poashtu pati për teme gratë ndërmarrëse në sektorin e ICT. Rrugëtimin e tyre me mysafirët e ndanë: Hana Zeqa (FightorFlight), Saranda Rexha (Stress Free Corner) dhe Vesa Salihu (Common Store). Ky diskutim u moderua nga Dorina Grezda (ICK) dhe u mbështet nga USAID Compete. Videon e plotë mund t’a ndiqni këtu.

Në Odën Ekonomike Amerikane, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ishte pjesë e diskutimit për rolin e shkollave në fuqizimin e ndërmarrësisë tek të rinjë, së bashku me Aljetin Berisha (Kolegji Universum), Diellëza Gashi (RIT Kosovo) dhe Luljeta Demjaha (USAID Asset).

Përcjellni kalendarin e javës për të ndjekur ngjarjet e ditëve në vijim.

Nikoqir kombëtar i Javës Globale të Ndërmarrësisë është Innovation Centre Kosovo, ndërsa #GEW2021 mbështetet nga Ambasada e Suedisë, Ambasada e SHBA-ve, USAID Kosovo Compete Activity, EBRD Star Venture dhe GIST. Partner medial: Telegrafi.com

 



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo