Deputetët austriak qëndrojnë për vizitë në ICK

Në fund të vizitës zyrtare në Republikën e Kosovës, deputetët e Parlementit të Austrisë dhe Grupit Parlementar të Miqësisë Austri - Kosovë, qëndruan në Qendrën e Inovacionit të Kosovës (ICK).

News

Deputetët austriak qëndrojnë për vizitë në ICK

June 05, 2021

Grupi i deputetëve (i shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Austri, Lulzim Pllana) të cilët qëndruan në Kosovë me qëllim të thellimit të bashkëpunimit Austri-Kosovë, në fushat e ekonomisë dhe kulturës, u përbë nga z. Martin Engelberg, Deputet; znj. Carmen Jeitler Cincelli, Deputete, Kryetare e Grupit Parlamentar të miqësisë Austri – Kosovë dhe z. Kevin Kaiser, Anetar Bordi i Grupit te Miqësisë Austri-Kosovë.

Gjatë vizitës në Innovation Centre Kosovo (ICK), deputetët u pritën nga drejtori ekzekutiv i qendrës, Uranik Begu. z. Begu e njoftoi delegacionin me programet e ICK-së për mbështetjen e bizneseve startup, sektorit të TIK, rezultatet si dhe bashkëpunimin e qendrës dhe kompanive me partnerët në Evropën Perendimore e më gjerë.



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo