Departamenti Amerikan i Shtetit mblodhi në Prishtinë ndërmarrës nga Ballkani

Programi GIST: Innovate the Balkans, i cili mbështetet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, dhe zbatohet nga Arizona State University, mlodhi në Prishtinë ndërmarrës dhe inovatorë nga Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja & Hercegovina, nga 9-14 Korrik.

News

Departamenti Amerikan i Shtetit mblodhi në Prishtinë ndërmarrës nga Ballkani

July 18, 2023

GIST Innovates the Balkans është program 10-javor i trajnimeve intenzive, pjesë e programit të Pri-Akselerimit për bizneset startup në fushën e ICT nga Ballkani. Programi i cili zbatohet nga Universiteti numër 1 në botë për inovacion - Arizona State University (ASU) dhe mbështetet nga Zyra për Shkencë dhe Teknologji e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), bëri bashkë në Prishtinë ndërmarrësit nga rajoni, mentorë & profesorë nga ASU dhe përfaqësues të DASH nga Washington DC. Edhe njëherë Innovation Centre Kosovo (ICK) u shndërrua në qendër ndërkombëtare të bizneseve startup dhe sektorit të ICT/TIK, ku gjatë tërë javës u zhvilluan dhjetëra sesione të trajnimeve, punëtorive, mentorimeve dhe ushtrimeve në metodologjinë “Lean” për biznese startup. Qëllimi i programit është përgatitja e bizneseve nga Ballkani për hyrje në tregun botëror dhe amerikan, si dhe lidhja me investitorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me qëllim të jetësimit të produkteve/shërbimeve nga kompanitë pjesëmarrëse në program. Bizneset e përzgjedhura do të ftohen për vizitë zyrtare në Phoenix (AZ), në muajin Nëntor 2023. Disa çaste (video) nga kjo ngjarje mund t’i gjeni këtu.



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo