Departamenti Amerikan i Shtetit lanson programin “GIST Innovates the Balkans”

GIST Innovates the Balkans 2024 është programi më i ri për mbështetje të sektorit të TIK, Inovacionit dhe Bizneseve Startup në Kosovë dhe Ballkanin Perendimor, që vjen si nismë e Universitetit të Arizonës (SHBA) dhe Innovation Centre Kosovo (ICK) si partner udhëheqës për regjion. Financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, programi do të zbatohet përgjatë vitit 2024.

Programi “GIST Innovates the Balkans” i cili do të zbatohet në Kosovë, Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Bosnje & Hercegovinë, përfshinë 10 javë trajnim dhe mentorim intenziv për zhvillimin e ideve dhe bizneseve, si dhe do të ofrojë burime, vegla dhe mbështetje profesionale nga stafi i Universitetit të Arizonës, biznese dhe mentorë tjerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktivitetet e programit për të gjitha vendet pjesëmarrëse nga Ballkanit Perendimor, mbahen Prishtinë.

Përgjatë këtij programi, ekipet duhet të përmbyllin 40 intervsita me klientët potencial në SHBA, të mbledhin të dhëna të vlefshme për produktin dhe qasjen në tregun Amerikan, ndërsa organizatorët do të ofrojnë trajnimet profesionale për finalistët, mentorim, dhe burime të shumta për rritjen e shkathtësive ndërmarrëse, me qëllim të plasimit të produkteve dhe shërbimeve në treg. GIST Innovates the Balkans do të lidh bizneset e rajonit me investitorët, mentorët dhe kompanitë Amerikane, si një ndër shërbimet më të çmueshme të programit.

Finalistët e këtij programi do të udhëtojnë në Arizona, SHBA, me qëllim të lidhjes me investitorë dhe biznese.

Datat që duhet ti dini:

  • Aplikimi i hapur deri më 31 Mars 2024
  • Periudha e trajnimeve dhe mentorimit – Verë 2024
  • Takimet dhe Punëtoritë Virtuale – Vjeshtë 2024
  • Pjesëmarrja në “Venture Devils Demo Days” në Universitetin e Arizonës – Dhjetor 2024.

Programi “GIST Innovates dhe Balkans” do ti përzgjedhë 12 ekipa (nga 2 anëtarë) pas vlerësimit të aplikacioneve. Për më shumë informata rreth programit, aplikimit dhe kritereve klikoni KËTU.

Dhjetor 2023. Bizneset nga Kosova, Serbia dhe Maqedonia e Veriut në Arizona – Devils Demo Days.
Facebook
Twitter
LinkedIn