DefendX23 është një bashkëpunim mes Kompanisë XY CYBER dhe Innovation Centre Kosovo, që do të zhvillohet më datë 24 Tetor 2023 në Innovation Centre Kosovo. Por këtë iniciativë e kanë mbështetur edhe kompani me renome botërore si With Secure dhe Arx Nimbus, duke ofruar shërbimet e tyre për pjesëmarrësit pa pagesë me qëllim të ndërgjegjësimit.

Formati i konferences nuk do të jetë vetëm një diskutim, por do të trajtojë problemet reale të bizneseve, duke bërë analiza të sigurisë dhe ofrojë këshillim dhe rekomandime për t’i zgjidhur ato.
Ju ftojmë të gjithë entuziastët e sigurisë kibernetike të bashkohen më datën 24 tetor, si dhe bizneset, për të kuptuar se si është gjendja e tyre në siguri.
Benefitet për bizneset pjesëmarrëse do të jenë:
– Vlerësim i Sigurisë
– Menaxhimi i Rreziqeve Digjitale
– Një muaj produkte falas nga With Secure
DefendX gjithashtu do të shërbejë si një platformë e unifikuar për trajtimin e temave të sigurisë gjatë viteve dhe diskutimin mbi llojet e ndryshme të sulmeve. Regjistrohu këtu!
