Crossplag - Platforma digjitale që lufton plagjiaturën

Njihuni me Besart Kunushevcin, themeluesin e Platforma Akademia, të cilët së fundmi kanë zhvilluar produktin Crossplag – teknologjia që lufton plagjiaturën. Platforma Akademia është biznes startup që ka përfunduar programin e inkubimit në Innovation Centre Kosovo.


Crossplag - Platforma digjitale që lufton plagjiaturën

September 01, 2022

Crossplag është sistemi i parë dhe i vetëm që mundëson identifikimin e plagjiaturës në shumë gjuhë duke përfshirë edhe përkthimet. Deri sot, Crossplag mbështet më shumë se 100 gjuhë për identifikim të plagjiaturës krahas më shumë se 100 miliard shkrimeve në gjuhë të ndryshme. Për të ofruar cilësi të krahasimit, Crossplag mundëson përdoruesit të krahasojnë publikimet e tyre krahas revistave dhe publikimeve shkencore të indeksuara nga Scopus, ScienceDirect, IEEE, Europeana, Crossref, CORE, CaseLaw Access Project, dhe arXiv.

Për të parë se si funksionon Crossplag ju mund të regjistroheni pa pagesë - app.crossplag.com



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo