Prezantohen bursistet e para të Akademisë së ICT nga  ICK dhe Coding Dojo

Njihuni me 12 bursistet e para të Akademisë së ICT nga Coding Dojo dhe ICK për vitin 2022. Bursat në vlerë $100,000 bashkë-financohen nga kompania Tive Inc.

AnnouncementsBlogNews

Prezantohen bursistet e para të Akademisë së ICT nga ICK dhe Coding Dojo

April 06, 2022

Studentet do të ndjekin programin intenziv 16-javor për zhvillim të software, në një ndër platformat më prestigjoze në botë - Coding Dojo. Pas përfundimit të akademisë, kandidatet do të angazhohen në kompaninë Tive dhe kompani tjera lidere të fushës së TIK.

Urime dhe suksese në rrugëtimin tuaj Rreze Vrapçani, Elsa Nishori, Margarita Dibrani, Arbresha Zeqiri, Argjenta Gashi, Liri Rexha, Jora Kursani, Diellza Pervetica, Edona Elshani, Nafie Sallahu, Vesa Berdyna & Tringa Krasniqi.Studentët e diplomuar në Coding Dojo, tashmë punojnë në Google, Apple, Facebook, Amazon, IBM, UBER, LinkedIn, Cisco, HP, Tesla dhe eBay. Një mundësi për përgatitje profesionale për zhvillim të software, e kanë edhe gratë dhe vajzat e të gjitha komuniteteve nga Kosova.

Innovation Centre Kosovo së shpejti do të hapë programin e bursave edhe për fushat tjera si: Cyber Security, Data Science dhe UI/UX Design.

Programi mbështetet edhe nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë.



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo