700 të rinj nga Kosova (16-30 vjeq) do të trajnohen pa pagesë për Marketing Digjital, Biznes & Financa, Shkathtësi të Buta dhe Orientim në Karrierë, përgjatë vitit 2023. Programi për fuqizimin e rinisë “Shaping the Future” mbështetet nga Coca-Cola HBC Kosova.
Më 20 Korrik, duke filluar nga ora 10:00 në ICK, ftoheni të merrni pjesë në ceremoninë hapëse të programit, ku do të prezantohet kurikula e trajnimeve, forma e aplikimit, kriteret si dhe kalendari i aktiviteteve për vitin 2023.
Pjesë e ceremonisë hapëse, janë panelistët: Doruntina Jakupi, Gent Shala, Elvira Ibrahimi – Hoti dhe Linda Baleta.
Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen këtu.
