Coca-Cola HBC Kosova dhe ICK kanë vazhduar bashkëpunimin për një tjetër edicion të
programit për të rinjtë e Kosovës “Youth Empowered Program 2026”, i cili synon të
shtrihet edhe në qytete ku deri më tani nuk ka qenë i pranishëm, me tema të reja dhe
ligjërues me përvojë në fushën e fuqive të buta dhe zhvillimit në karrierë.
Trajnimi i parë njëditor me tre module do të mbahet këtë të shtunë, më 30 maj, nga ora
17:00 në ICK dhe është pa pagesë. Të gjithë të rinjtë e Kosovës nga mosha 18-30 vjeç
mund të aplikojnë, ndërsa temat e trajnimit do të fokusohen në ndërmarrësi me ligjërues
Armend Ukshini, komunikim & soft skills nga Linda Baleta dhe AI Career Toolkit nga
Valmir Hazeri.

Ky bashkëpunim është i nënti me radhë në këtë format, duke tejkaluar shifrën prej mbi 7
mijë të rinjve nga Kosova që kanë ndjekur deri më tani trajnime të ndryshme në
Prishtinë, Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë, Suharekë, Podujevë, si dhe online gjatë kohës së
pandemisë.
Coca-Cola HBC Kosova është shprehur e lumtur për vazhdimin e këtij bashkëpunimi
dhe nisjen e edicionit të ri këtë javë. Marigona Ujkani, Menaxhere për Çështje
Rregullative dhe Publike në Coca-Cola HBC Kosova, është shprehur besimplotë për
suksesin e radhës, sikurse në edicionet e kaluara, duke theksuar se Coca-Cola HBC
Kosova vazhdon të jetë afër të rinjve për t’i ndihmuar ata të orientohen më lehtë në
tregun e punës.
“Coca-Cola HBC Kosova vazhdon të jetë afër të rinjve të Kosovës. Qëllimi i vetëm i këtij
programi është të ofrojë tema trajnimi me qëllim të asistimit të tyre për tregun e punës,
pajisjes me trendet më të fundit të dijes, si AI, si dhe krijimit të mundësive për rrjetëzim
mes tyre. Jemi shumë të lumtur që ish-pjesëmarrës falë këtyre trajnimeve kanë gjetur
vende pune dhe mbi të gjitha, programi shtrihet në çdo pjesë të Kosovës dhe është
falas,” ka thënë Ujkani.
Shpend Lila, Menaxher i Projekteve në ICK, ka thënë se ky bashkëpunim i gjatë dhe
përmbajtësor me Coca-Cola HBC Kosova po vazhdon të sjellë rezultate të prekshme.
“Nga viti në vit programi po forcohet, temat po përditësohen, ashtu sikurse edhe
ligjëruesit, dhe mbi të gjitha numri i të rinjve të interesuar po rritet, gjë që na bën shumë
të lumtur për këtë bashkëpunim unik me Coca-Cola HBC Kosova,” ka thënë Lila.
Programi “Fuqizimi i të Rinjve 2026” do të vazhdojë gjatë gjithë vitit 2026 me module të
dedikuara trajnimi në komunat e përzgjedhura dhe synon të arrijë numrin prej 800
pjesëmarrësve. Të gjithë të rinjtë e interesuar inkurajohen të ndjekin kanalet zyrtare të
ICK dhe Coca-Cola HBC Kosova për informata rreth regjistrimit dhe njoftimeve të reja
për trajnimet.
�� Për më shumë informata dhe për t’u regjistruar për modulin e parë, ju lutem vizitoni:
https://www.coca-colaperkrahrinine.com