Bursa për mësimin e kodimit nga ICK dhe Coding Dojo

Innovation Centre Kosovo në bashkëpunim me platformën më të madhe në botë për mësimin e kodimit – Coding Dojo, ofron 12 bursa të plota në vlerë 100,000 dollarë, për gratë dhe vajzat nga Kosova. Bursat mbështeten edhe nga GIZ, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ambasada e Suedisë në Prishtinë.


Bursa për mësimin e kodimit nga ICK dhe Coding Dojo

March 11, 2020

Studentët e diplomuar në Coding Dojo, tashmë punojnë në Google, Apple, Facebook, Amazon, IBM, UBER, LinkedIn, Cisco, HP, Tesla dhe eBay. Një mundësi për përgatitje profesionale për zhvillim të software, e kanë edhe gratë dhe vajzat e të gjitha komuniteteve nga Kosova.

Programi i cili ofrohet për kandidatet nga Kosova – Part Time Online Bootcamp, do të zgjasë 16 javë, nga 20-25 orë në javë, dhe përfshinë mentorim të drejtpërdrejt nga SHBA, ligjerata online dhe ndërveprim “live” me profesorët e inxhinierët e Coding Dojo. Kurikula përfshinë: Web Fundamentals, Terminals, Git/GitHub, HTML5, CSS3, JavaScript, jQuery, Python3, OOP, Flask, Django, MySQL, Ajax, Projects & Algorithms. Kliko këtu për të mësuar më shumë rreth programit dhe kurikulës.

Informata të rëndësishme për aplikueset nga Kosova:

1. Afati i fundit për aplikim: 30 Mars 2020;
2. Vegëzën për aplikim e gjeni këtu;
3. Zgjedhni Kosovën si shtet nga i cili aplikoni;
4. Zgjedhni “I am aboard and need M1 Visa” tek pyetja “What is your current residency status?”, ndonëse nuk duhet ndonjë vizë për programe online;
5. Plotësoni aplikacionin deri në fund. Zgjedhni programin “Part-Time Online Bootcamp”, klasa e datës 6 Prill, në aplikacion;
6. Prisni ftesën (email) për paraqitje në testin me shkrim;
7. Testim mbahet ONLINE më 2-3 Prill ;
8. Rezultatet e testit publikohen më 4 Prill;
9. Kandidatet e përzgjedhura fillojnë ligjeratat më 6 Prill online, Prishtinë.



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo