Bursa për mësimin e kodimit nga ICK dhe Coding Dojo

Innovation Centre Kosovo në bashkëpunim me platformën më të madhe në botë për mësimin e kodimit – Coding Dojo, ofrojnë 12 bursa të plota në vlerë 100,000 dollarë, për gratë dhe vajzat nga Kosova. Bursat mbështeten edhe nga GIZ, Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Ambasada e Suedisë në Prishtinë.

News

Bursa për mësimin e kodimit nga ICK dhe Coding Dojo

September 19, 2019

Studentët e diplomuar në Coding Dojo, tashmë punojnë në Google, Apple, Facebook, Amazon, IBM, UBER, LinkedIn, Cisco, HP, Tesla dhe eBay. Një mundësi për përgatitje profesionale për zhvillim të software, e kanë edhe gratë dhe vajzat e të gjitha komuniteteve nga Kosova.

Programi i cili ofrohet për kandidatet nga Kosova – Part Time Online Bootcamp, do të zgjasë 16 javë, nga 20-25 orë në javë, dhe përfshinë mentorim të drejtpërdrejt nga SHBA, ligjerata online dhe ndërveprim “live” me profesorët e inxhinierët e Coding Dojo. Kurikula përfshinë: Web Fundamentals, Terminals, Git/GitHub, HTML5, CSS3, JavaScript, jQuery, Python3, OOP, Flask, Django, MySQL, Ajax, Projects & Algorithms. Kliko këtu për të mësuar më shumë rreth programit dhe kurikulës.

Informata të rëndësishme për aplikueset nga Kosova:

1. Afati i fundit për aplikim: 10 Tetor 2019
2. Vegëzën për aplikim e gjeni këtu
3. Zgjedhni Kosovën si shtet nga i cili aplikoni
4. Zgjedhni ““I am aboard and need M1 Visa” tek pyetja What is your current residency status?”, ndonëse nuk duhet ndonjë vizë për programe online.
5. Plotësoni aplikacionin deri në fund. Zgjedhni programin “Part-Time Online Bootcamp” (nga tre mundësitë) në aplikacion
6. Prisni ftesën për paraqitje në testin me shkrim në ICK
7. Testimi me shkrim mbahet Brenda periudhës 14-17 Tetor në Prishtinë
8. Rezultatet e testit publikohen më 21 Tetor
9. Kandidatet e përzgjedhura fillojnë ligjeratat më 28 Tetor, në ICK, Prishtinë.



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo