Nga prezantimet e ideve të biznesiet, në ngjarjen e cila u mbajt në ICK të premten e kaluar, 12 bizneset që u shpallën fitues të granteve dhe përkrahjes teknike, përfshijnë: Balkan Natural Adventure, BioTech Agriculture, Bio365Kosova, Electric Mobility LLC, House of Motif, Hoyo Tech Shpk, ITEG, Lazdrohu Shpk, MTC Corporation LLC, PNC LLC, Punë N’Dorë, dhe Simply Green.
.png)
Programi BOOST është nismë e UNDP Europe dhe UNDP Central Asia, që ka për qëllim nxitjen e inovacionit dhe ndikimit shoqëror, bazuar në Agjendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm.


Përfituesit vijnë nga sektorë të ndryshëm si agritech, prodhim, turizëm dhe ICT. Ndihma nga ky program do të jetë jetike për zhvillimin e mëtutjeshëm, rritjen e qëndrueshmërisë dhe konkurueshmërisë, krijimin e vendeve të punës dhe penetrimin e tregut global.