Bëhu pjesë e ICK-së! Apliko në thirrjen për bizneset startup

Innovation Centre Kosovo (ICK) ka hapur thirrjen e 22-të për pranimin e ekipeve të reja në inkubatorin e biznesit. ICK fton të gjithë qytetarët e Kosovës me ide biznesit në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, të aplikojnë deri më 12 Tetor 2020.

CallsBlogNews

Bëhu pjesë e ICK-së! Apliko në thirrjen për bizneset startup

October 01, 2020

Ndërmarrësit e rinj dhe inovatorët me ide komerciale kanë mundësinë për t’u bërë pjesë e programit të inkubatorit në ICK, dhe të përfitojnë shërbime profesionale dhe përkrahje financiare. Me përkrahjen e ICK-së, donatorëve dhe partnerëve vendor & ndërkombëtar, ju do të mund të shndërroni një ide të shkëlqyer në biznes të suksesshëm e fitimprurës. Të filloni biznesin tuaj me përkahje nga ICK është një përparësi e madhe për të depërtuar në tregun e Kosovës dhe atë ndërkombëtar.Bizneset startup që do të fitojnë të drejtën për tu bërë pjesë e inkubatorit, do të përfitojnë edhe shumë shërbime të tjera si:

  • Hapësirë prej 3,000 m² në qendër të Prishtinës
  • Përkrahje financiare për idetë/ekipet e përzgjedhura
  • Konsulencë, mentorim dhe promovim të vazhdueshëm
  • Qasje në rrjete të investitorëve vendor e ndërkombëtar
  • Pjesëmarrje në ngjarje vendore & ndërkombëtare dhe panaire B2B;
  • Zyre moderne me infrastrukturë përcjellëse dhe qasje 24/7
  • Trajnime & punëtori profesionale për bizneset startup
  • Shërbime nga Amazon Web Service
  • Shërbime nga Microsoft BizSpark
  • Shërbime nga Sendgrid
  • Qasje në hapësirat e përbashkëta në ICK
  • Lidhje punëdhënës – punëkërkues

Personat që kanë ide për biznese startup në fushën e TIK, ftohen që të aplikojnë online deri më 12 Tetor 2020. Thirrja është e hapur edhe për kompanitë e regjistruara, por jo më të vjetra se 2 vite. Pjesë e kësaj thirrjeje është edhe programi FALAS pesë-ditor “Founders’ Bootcamp” (gjatë muajit Tetor 2020) për ngritjen e shkathtësive për ndërmarrësit e rinj në fushën e biznesit, zhvillimit të produktit/shërbimit, modelit të biznesit, dizajnimit të prezantimit, shkathtësive të komunikimit, marketingut, shitjes, financave si dhe “Business Model Canvas & Lean Menaxhment”.

Qëllimi i ICK-së është që të përzgjedhë idetë e biznesi, të cilat janë inovative dhe konkurruese me tendenca të rritjes dhe shndërrimit në biznese të suksesshme. Që nga themelimi më 2012, ICK ka mbështetur 400 biznese startup, me mbi 2,500 anëtarë.

Për më shumë informata në lidhje me këtë si dhe për të aplikuar online, klikoni këtu.
Thirrja e 22-të për ide biznesit mbështetet nga Ambasada e Suedisë, Ambasada e Norvegjisë dhe GIZ Kosovo.



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo