Autonet -  sistemi i parë i Ankandeve Online për vetura

Ankandet elektronike dhe blerjet online po fitojnë popullaritet në Kosovë dhe në mbarë botën me rritjen e tregtisë së bazuar në internet. Autonet është platforma e parë e ankandeve online në rajon që sjellë makina të mirëmbajtura nga biznese të tregut europian me cilësi të garantuar në Kosovë dhe më gjerë. Mjafton të ofertoni dhe fitoni veturën tuaj të ëndrrave shpejt dhe sigurtë në Autonet.

BlogNews

Autonet -  sistemi i parë i Ankandeve Online për vetura

July 30, 2020

Bëhuni pjesë e akandeve Europiane: Autonet është sistemi i parë i Ankandeve Online që sjell standarde ndërkombëtare në Kosovë!

Për entuziastët e makinave në Kosovë, nuk ka ekzistuar një platformë ku ata mund të kërkojnë një makinë të përshtatshme pa bërë kompromise në cilësinë e makinës. Një platformë e tillë tashmë është lansuar në treg.

Të inkubuar në formë virtuale në ICK, Autonet sjell teknologjinë më të fundit në rajon e cila u mundëson të interesuarve të marrin pjesë në ankande të makinave online në tregun ndërkombëtar. Platforma është e mbushur me makina në shitje e cila u mundëson qytetarëve dhe bizneseve të marrin pjesë në ankande në kohë reale.Sipas Nexhdet Abazit, drejtorit të AutoNet, kjo platformë përfshinë zgjedhje te shumëta të makinave, veçanërisht të përdorura nga kompani europiane përmes lizingu, ku të njejtat pas një përdorimi prej 2-5 vitesh dalin në shitje.

Për t’u bërë pjesë e kësaj përvoje, përdoruesit duhet të regjistrohen në platformë për të vendosur një ofertë dhe për të fituar automjetin e zgjedhur me vlerë maksimale të garantuar me një histori të plotë mirëmbajtjeje, raport inspektimi dhe servisim i rregullt nga kompani të licensuara.

Makina e përzgjedhur nga klienti transportohet brenda 14 ditëve në adresën e përzgjedhur nga klienti.



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo