AR Vision nga Kosova zgjeron veprimtarinë në Finlandë

Biznesi startup i specializuar në Augmented Reality dhe Virtual Reality hyn në tregun finlandez.

News

AR Vision nga Kosova zgjeron veprimtarinë në Finlandë

August 17, 2018

AR Vision tani edhe në tregun e Finlandës. Ekipi, të cilët janë pjesë e inkubatorit tonë të biznesit, tashmë kanë themeluar edhe kompaninë Stellarion, bashkë me Pihla Rosted dhe Timo Rosted, me të cilët janë takuar gjatë European Youth Awards 2017, të mbajtur në Innovation Centre Kosovo.

Stellarion, e përfaqësuar nga Shkumbin Kabashi, tashmë janë angazhuar në projekte të ndryshme AR/VR në shtetin skandinav, përfshirë projektin e zhvillimit të turizmit për qytetin Hämeenlinna.

Ne jemi shumë krenar që bizneset tona, me punë, po i thejnë kufijtë e vendit më të izoluar në Europë. Me shumë shpresë që së shpejti, liria e lëvizjes të mos jetë më pengesë e zhvillimit të ndërmarrësve të rinj.



All News
BOLD

© ICK — Innovation Centre Kosovo